Dy persona janë ndaluar në fshatin Bistricë të Leposaviqit për kalim ilegal të kufirit.
Sipas njoftimit njësiti patrullues ka ndaluar një kamion me të cilin po udhëtonin dy të dyshuar, meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kishin hyrë kundërligjshëm nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Siç njoftohet, të njëjtit po transportonin 36-copë dhi pa dokumente përkatëse.
Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.