Kronikë e zezë

Një vit burgim me kusht për personin që falsifikoi qindra vota në zgjedhjet e 2017-s

Foto: Ilustrim
 

I akuzuari B. K. është dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe me ndalim të funksioneve të punës për shkak të falsifikimit të rezultateve në zgjedhjet e vitit 2017 në Zahaq të Pejës.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë gjykatësja Violeta Husaj-Rugova, pasi paraprakisht i akuzuari Kabashi ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.