Kronikë

Mbi 100 aksidente trafiku në Kosovë në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 114 aksidente trafiku, ka njoftuar Policia e Kosovës. Prej tyre 76 ishin me dëme materiale, 37 me të lënduar e një me fatalitet.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 1845 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit.

Po ashtu janë shqiptuar 14 tiketa për mosrespektim të masave antiCOVID ndërsa janë arrestuar 17 persona.