Policia e Kosovës ka ndaluar sot një person pas marrjes së informacioneve se në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, fshati Sllatinë është gjetur një vatër e zjarrit ku po digjej një pjesë djerrine.
Njësiti policor ka reaguar menjëherë në lokacion dhe duke vlerësuar mundësinë e përhapjes së mëtejme të zjarrit ka njoftuar zjarrfikësit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët policorë kanë ndaluar personin e dyshuar, ku në konsultim edhe me prokurorin kompetent është iniciuar rast për procedura të mëtejme.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrvënieve.