Kronikë

Dy të arrestuar për therje me thikë në Ferizaj

Policia e Shqipërisë

Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Ferizaj pasi prej kohesh ishin në kërkim.

Personat e arrestuar janë I.M (M/K) , i moshës 31-vjeçare dhe SH.L (M/K) i moshës 25-vjeçare.

Sipas njoftimit, ata ishin të kërkuar nga policia, nga rasti ‘’Lëndim i rëndë trupor’’ therrje me thikë, që ka ndodhur me datën 01.08.2021 në ora 00:17, në një rrugë të Ferizajt, ku lëndime të rënda trupore ka pësuar një person me inicialet F.H (M/K) i moshës 38-vjeçar , i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërkaq atë natë ishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë i dyshuari me inicialet A.D (M/K) 25-vjeçar.

Policia sot, tek i dyshuari SH.L, gjatë bastisjes kanë gjetur një armë zjarri dhe një karakator me 13 fishek, të cilat në cilësinë e prova materiale janë konfiskuar.

Me vendim të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , dy të dyshuarit I.M dhe SH.L dërgohen në mbajtje për 48 orë , ndërsa ndaj të arrestuarit të parë A.D , nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake nga Gjykata Themelore e Ferizajt, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Rasti ka mbetur për procedim të mëtejmë hetimor, ngaqë janë edhe dy persona të tjerë të dyshuar, e që janë në arrati.