Kronikë e zezë

Vritet në sy të fëmijëve një shqiptare në Amerikë

 

Një 27-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur në veturë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo, sipas policisë, u vra me një plumb në sy të dy fëmijëve të saj, të cilët po ashtu ishin në veturë me të.

Policia thotë se pranuan thirrje për vdekjen e një personi nga të shtënat të shtunën në orën 17:30. Viktima u identifikua si Joana Peca.