Kronikë

Një i vdekur në një aksident në aksin rrugor Malishevë-Arllat

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy veturave, në aksin rrugor Malishevë-Arllat, të dielën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka bërë të ditur për KOHËN, se viktima është B.G rreth 74-vjeç.

Në aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 07:14 në aksin rrugor Malishevë-Arllat, pikërisht ne fshatin Terpezë ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy veturave me përfundim me fatalitet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal, zjarrfikësit dhe Emergjenca mjekësore. Mjeku kujdestar i dalë në vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e një personi B.G rreth 74 vjeçar dhe dy persona te lënduar”, ka thënë Gjurkaj.