Kronikë

Ndalohet një shtetas i Maqedonisë, po transportonte fanella pa dokumente përcjellëse

Është ndaluar një shtetas i Maqedonisë së Veriut në fshatin Zllakuqan të Gjilanit. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari po transportonte fanella pa dokumente përcjellëse.

Sipas policisë të dyshuarit me vendim të prokurorit i është konfiskuar malli, ndërsa ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Zllakuqan Gjilan, 31.07.2021-15:00. Njësiti patrulluese ka ndaluar veturën e dyshuar me targa të Maqedonisë së Veriut duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë i cili po transportonte fanella pa dokumente përcjellse.me vendim të prokurorit malli është konfiskuar ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet nga Policia.