Kronikë

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Viti

Është raportuar se në një aheng familjar në Viti ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar një armë me një fishek si dhe tri gëzhoja.

Është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.