Kronikë

Aksident në Zabel të Ulët, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Komoran-Drenas, konkretisht në fshatin Zabel i Ulët.

Policia i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave në lëvizje, rreth orës 14:00.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.