Kronikë e zezë

Arrestohet një serb në Vushtrri, tentoi t’i jepte ryshfet Policisë

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Policia ka arrestuar një person me shtetësi serbe, i cili akuzohet për ‘’dhënie ryshfeti’’ në Vushtrri.

‘’Policia ndaloi një veturë në rrugën Prishtinë – Mitrovicë (në Vushtrri). Zyrtarët policorë, pas ndaljes së veturës, drejtuesit të saj ia bëjnë me dije arsyen e ndaljes. Gjatë kohës që zyrtarët policorë po shqiptonin gjobën për tejkalim shpejtësie, i dyshuari B.Gj., viti i lindjes 1978, ka kërkuar nga zyrtarët policorë të mos i shqiptojnë tiketë dhe ua ka ofruar 1000 dinarë (monedhë e Serbisë)’’, thuhet në njoftimin e Policisë.