Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Ferizajt, është në kërkim të Adil Krasniqit, që dyshohet për veprën penale grabitje e armatosur.
Përmes një komunikate, Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e tij. Krasniqi, i lindur më 17 shkurt 1986, thuhet se është i armatosur dhe i rrezikshëm për shoqërinë.
“Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
E hoqi maskën gjatë grabitjes, Policia ia publikon pamjet dhe e shpall në kërkim
-
Plagoset një person në Ferizaj, i dyshuari në arrati
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për grabitje
-
16-vjeçari kapet me revole në Ferizaj
-
Policët zënë 17-vjeçarin me armë në një kafene në Ferizaj