Tre persona janë rrahur mes vetë të enjten në Pejë. Policia ka njoftuar se dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, ku më pas janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
Rrahje ka ndodhur rreth orës 17:40, derisa personi i tretë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur-sulmuar mes veti tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe si pasoj dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin policor.