Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër katër personave, F.L nga komuna Kaçanik, A.S. nga Hani i Elezit dhe K. Ç. E F.T. nga komuna Kaçanik.
Sipas aktakuzës ata dyshohet se me datë 07 mars 2021, rreth orës 20:10, në fshatin Rekë të Kaçanikut i pandehuri F.L., me dashje ka tentuar që t’i privoj nga jeta të dëmtuarin F dhe L.T. ku me pushkë automatike AK 47, shtie në drejtim të veturës së të dëmtuarit, me çka ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.
Më tutje në aktakuzë thuhet se i pandehuri A.S., me dashje ka ndihmuar të pandehurin F.L në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë, me çka ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë”.
Ndërsa i pandehuri tjetër K. Ç. me datë, kohë dhe vend të njëjtë, ka qenë në dijeni për përgatitjen e kryerjes së veprës penale, por nuk e ka lajmëruar në kohën kur kryerja e veprës penale ende ka mundur të evitohet.
Kurse, i pandehuri F.T. me datë 07 mars 2021, rreth orës 20:10, me dashje ka tentuar që t’i privoj nga jeta të dëmtuarit F.L. A.S. dhe K. Ç. ku i njëjti del nga vetura dhe fillon të shtie në drejtim të tyre me armë zjarri-revole të markës CZ, me ç’rast godet të dëmtuarin K. Ç. duke i shkaktuar lëndime trupore, me çka ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.
Të pandehurit me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj gjenden nën masën e paraburgimit.