Kronikë

Arrestohet një i mitur, grabiti 50 euro nën kërcënim të armës

Një grabitje e armatosur ka ndodhur një ditë më parë në Prishtinë. Sipas raportit zyrtar të policisë një i mitur është arrestuar pasi dyshohet se ai nën kërcënimin e armës i kishte marrë 50 euro një personi.

Pas daljes në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një revole me gaz, një shkrepës në formë të revoles dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.