Një person ka vdekur të dielën në fshatin Kormjan të Gjilanit, si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture e një motoçiklete.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.
Lidhur me rastin është arrestuar një shtetas i huaj dhe është dërguar në mbajtje. Ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.