Tre shtetas serbë janë arrestuar kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë.
Te dy personat e parë janë gjetur edhe mallra pa dokumentacion përkatës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë, pasi që me veturën kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në veturë janë gjetur edhe mallra pa dokumentacion përkatës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa mallra i janë dorëzuar doganës për procedurë të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin e PK-së.
Personi tjetër është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës”.