Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Gjilan, përpunonin duhan dhe e shisnin duke i vendosur firma të ndryshme

Foto: Koha
Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan me dyshim për tregti të ndaluar, ndërsa është konfiskuar një sasi e duhanit.

“Njësia Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Gjilan, e përkrahur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë-Gjilan, nga Dogana e Kosovës dhe ATK-ja, me qëllim të luftimit të ekonomisë jo-formale, sot më 22.07.2021 ka ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për kontrolle në shtëpitë e dy të dyshuarve B.M (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar) dhe B.M (viti i lindjes 1971, mashkull, kosovar) nga Gjilani”, thuhet nga Policia.