Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e pasdites në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:10 në rrugën "Rrustem Statovci" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Borovci.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident mes një veture e një motoçiklete në Prishtinë, dy të lënduar
-
Aksident mes dy motoçikletave dhe një veture në kryeqytet, dy të lënduar
-
Lëndohen rëndë dy persona nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prishtinë
-
Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në “Muharrem Fejza” të Prishtinës
-
Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, një i arrestuar