Kronikë

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet S.S (M/K), 33 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Personi i arrestuar është i dënuar me burg në kohëzgjatje prej një viti, për veprat penale: ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Blerje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.