Katër persona janë arrestuar me dyshimet se kishin vënë në qarkullimin 10 mijë dollarë amerikan të falsifikuar.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të arrestuar janë H.K (1988), S.K (1970), V. K (2001) dhe V.K (2000) të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i parasë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
“ Këta të dyshuar që në janar 2021, në bashkëveprim, kanë vënë në qarkullim shumën prej 10,000 dollarëve amerikanë në qytetin e Pejës dhe Prizrenit në të cilat më vonë është konstatuar se ishin të falsifikuara.Me qëllim të hetimit dhe gjetjes së dëshmive shtesë janë aplikuar masa të fshehta të hetimit prej nga është arritur të sigurohen dëshmi relevante që do të përdorën në procedurë të mëtejme” thuhet në njoftimin e policisë..
Gjatë bastisjeve policia ka gjetur edhe një armë ‘AK-47’ një karikator, 14 fishekë të cal. 7.62, në pronësi të të dyshuarit S.K. ndaj të cilit ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” e sanksionuar nga neni 366 i KPRK-së.
Nga të dyshuarit janë sekuestruar si provë materiale: dy ‘Iphone’ 6S dhe një ‘Iphone’ XS Max. Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.