Kronikë

30 ditë paraburgim se kontrabandoi 65 pako cigare

burg

Për veprat penale “tregti e ndaluar” dhe “shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”, 30 ditë paraburgim i ka caktuar Gjykata Themelore në Prizren një personi.

G.S., ishte zënë duke tentuar të kontrabandonte mallra.

“Më datë 20 korrik, në orët e mbrëmjes në afërsi të Prizrenit, i pandehuri G.S., në mënyrë të kundërligjshme arrin që nëpërmjet rrugëve ilegale të sigurojë dhe tregtoj mall të kontrabanduar, ashtu që gjatë kontrollit nga Njësiti i Doganës Anti-Kontrabandë tek i pandehuri G.S., hasin mall pa dokumentacion përkatësisht cigare të kontrabanduara pa banderolë me sasi prej 65 pako, në total prej 650,000 copë cigare, ku vlera e mallit të tregtuar arrin shumën 7,800 euro”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

I pandehuri për mallrat e importuara ilegalisht ka bërë shmangie nga tarifat e detyrueshme doganore në vlerë prej 39,907.40, veprime me të cilat konsiderohet se buxhetit të Kosovës i shkakton dëm substancial.