Kronikë

Tentim vrasje në Rahovec

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Rahovec më 20 korrik.

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar një tjetër dhe kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

“Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në tretman mjekësor. Nga të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë me 8 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njoftoi Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.