Kronikë

Përleshen gjashtë persona në Prishtinë

Gjashtë persona janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshje, të mërkurën në Prishtinë.

Të gjashtit janë arrestuar dhe për shkak të lëndimeve kanë marrë trajtim mjekësor.

“Raportohet se si pasojë e një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë. Si pasoj e përleshjes të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim te prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa, katër të dyshuar lirohen në procedure të rregullt”, njoftoi Policia e Kosovës.