Kronikë

Aksident në Gjilan, katër persona dërgohen në QKUK

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në Gjilan.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur të dielën në orën 00:05, ku për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në kushtet e rrugës, vozitësi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë nga rruga duke goditur një urë betoni.

“Si pasojë e aksidentit drejtuesi dhe katër pasagjer (dy femra kosovare, një mashkull kosovar dhe nja mashkull shtetas i huaj) kanë pësuar lëndime trupore dhe te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Gjilanit, ku dy prej tyre si pasoj e lëndimeve të renda janë transportuar ne QKUK Prishtinë”, thuhet në njoftimin policor.