Kronikë

Në Vushtrri burri me probleme psikike plagos bashkëshorten

Policia e Kosoves - SHPK

Një burrë me probleme psikike në Vushtrri ka plagosur të shtunën mbrëma me armë zjarrin bashkëshorten e tij, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Bashkëshortja ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar në QKUK për tretman.

I dyshuari është në arrati.

“Vushtrri 26.06.2021 – 20:45. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike). Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.