Një person ka mbetur rëndë i lënduar në një aksident trafiku në fshatin Banjë të Pejës.
Policia i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur të shtunën në orën 15:00, ku janë përfshirë dy vetura.
“Veturat kanë dëme të mëdha materiale dhe njëri person është i lënduar rëndë. Policia po merret me rastin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.