Kronikë

Kërkohet paraburgimi i personit që theri për vdekje një tjetër në Gjilan

Paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan ndaj të pandehurit B.Z., i cili dyshohet se të enjten theri për vdekje një person tjetër.

Prokuroria ka dhënë detaje rreth rastit të djeshëm.

“Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se më 24 Qershor 2021, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, i pandehuri B.Z., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin I.C., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, me thikë i ka shkaktuar plagë prerëse shpuese të madhësisë mbi 15 cm në qafë, ku për shkak të plagëve të marra, i njëjti ka ndërruar jetë”.

I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.