Një shtetas gjerman ka raportuar në Polici se gjatë qarkullimit me veturë në Novobërdë është gjuajtur me armë nga persona të tjerë.
Policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes.
“Viktima mashkull Shtetas Gjerman gjatë lëvizjes me veturën e tij sipas viktimës nga persona të pa njohur është shtënë me armë në drejtim të veturës së viktimës. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e PK-së.