1 perditesime
12:07

Policia jep detaje për aksidentin te Mensa e Studentëve

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e Mensa e Studentëve. Në një përgjigje për Kohën është bërë e ditur se lëndime kanë pësuar dy persona, ndërkaq të përfshira kanë qenë pesë vetura.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal janë duke u marrë me rastin.

11:39

Aksident te Mensa e Studentëve, kamioni del në anën e kundër të rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur në kryeqytet te mensa e studentëve.

Sipas fotografive që kanë ardhur në adresën e Kohës shihet se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni i cili është në anën e kundër të rrugës me një veturë.

Në vendin e ngjarjes shihet të jetë edhe Policia ndërkaq nuk dihet nëse ka të lënduar.

KOHA është duke pritur përgjigje nga Policia për të marrë më shumë informata rreth rastit.

Image