Disa persona kanë marrë lëndime trupore në Mitrovicë pasi janë goditur nga një veturë e cila ka humbur kontrollin.
Sipas njoftimit nga Policia, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti deri sa ishte duke drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një këmbësore.
I njëjti ka dalë jashtë rruge dhe ka goditur veturën e cila ishte e parkuar, pastaj i ka shtyrë dhe goditur edhe katër këmbësorë dy meshkuj dhe dy femra të gjithë kosovarë.
“Të gjithë të lënduarit ndihmën e parë e marrin ne Spitalin e Mitrovicës dhe më pas dy nga viktimat dërgohen në QKUK për tretman te mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët lirohen për në shtëpi. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dy automjetet dhe në një lokal në afërsi. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.