Kronikë e zezë

Përleshje mes një ish-çifti dhe familjarëve, dy të arrestuar në Vushtrri

Perleshje
Foto: Ilustrim
 

Një problem ndërmjet një çifti të divorcuar më herët dhe familjarëve të tyre është raportuar të ketë ndodhur të hënën në mesditë në Vushtrri. Si pasojë, dy persona janë arrestuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesja ka deklaruar se ka pasur një takim me ish-bashkëshortin dhe fëmijën e tyre dhe aty ka ndodhur konflikti.