Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia me fletushka për vetëdijësimin në trafik

Me moton: “Vozitja është përgjegjësi – Jo Kënaqësi“ Policia në Mitrovicë ka nisur fushatën për vetëdijësimin e pjesëmarrësve në trafik në veçanti ngasësit e automjeteve.

“Në kuadër të kësaj fushate janë përgatitur mbi 500 fletushka, të cilat kanë filluar t`ju shpërndahen pjesëmarrësve në trafik nga ana e zyrtarëve policor në teren me prioritet rrugët nacionale, regjionale dhe ato lokale. Shpërndarja e këtyre fletushkave do të vazhdojë gjatë tërë javës në vijim. Edhe pse veprimet policore në fushën preventive janë duke u zbatuar në përputhje me autorizimet dhe masat ndëshkimore, përkundër këtyre është vlerësuar si e nevojshme dhe e domosdoshme veprimi alternativ duke përfshirë edhe realizimin e fushatës ku Policia po shpërndanë fletushka me domethënie të ndryshme të cilat përmbajnë porosi vetëdijesimi/sensibilizimi për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut rrugor” është thënë në njoftimin e policisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo