Kronikë

Një e mitur tentohet të rrëmbehet në Prishtinë

Një i dyshuar ka tentuar ta rrëmbejë një vajzë të mitur në Prishtinë të dielën. Policia ka njoftuar e mitura ka raportuar rastin, duke thënë se i dyshuari e ka kapur për dore dhe ka tentuar ta futë në veturë. E mitura ka arritur t’i shmanget dhe nuk raportohet se është lënduar.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.