Kronikë

Aksident në Fushë-Kosovë, lëndohet një person

Një person është lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë.

Policia i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur të dielën në orën 14:00, ku janë përfshirë dy vetura.

“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, thuhet në njoftimin policor.