Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë në Dragash, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një punonjës të QKMF-së.
Viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.