Kronikë

Një serb tenton të transportojë material ndërtimor pa dokumentacion përmes Kosovës

Foto: Koha

Një serb ka tentuar të kalojë në Serbi përmes Kosovës me material ndërtimor të cilin Policia e ka vërejtur se është pa dokumentacion përkatës.

Njësiti patrullues ka ndaluar kamionin në Leposaviq të premten.

“Njësiti patrullues ka ndaluar një kamion te cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë i cili në rrugë ilegale ka tentuar që të kalojë nga Republika e Kosovës për në Serbi. Ai po transportonte material ndërtimor pa dokumentacion përkatës, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.