Rrufeja ka goditur një burrë në Pejë, mbrëmjen e së enjtes.
Ai nuk ka arritur të mbijetojë edhe pse u dërgua në spital, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, i konfirmoi KOHËS zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.