Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

IPK-ja rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

Policia

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar të enjten suspendimin e tre zyrtarëve policorë.

Hetuesit e IPK-së janë duke hetuar një rast ku të dyshuar janë tre zyrtarë policorë (një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit, një rreshter policor dhe një zyrtar policor) me dyshimin se ata kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bazuar në hetimet e deritashme ekziston dyshimi se zyrtarët policorë nuk kanë raportuar prova dhe fakte për të cilat ata kanë rënë në dijeni gjatë kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me një punishte në Drenas. Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në një njoftim. \ ksp