Që nga janari deri në maj të këtij viti në Kosovë 42 persona kanë vdekur në aksidentet trafiku.
Kështu ka bërë të ditur nënkoloneli Jeton Rexhepi, nga Policia e Kosovës gjatë një tryeze të organizuar me temën “Vlerësimi i gjendjes së sigurisë rrugore nga perspektiva shkencore dhe akademike”.
Rexhepi theksoi se krahasuar me vitin 2019 në vitin 2021 numri i rasteve me fatalitet ka shënuar rritje për 9 raste më shumë.
“Viti 2021 si rrjedhojë e pandemisë edhe në vendin tonë e ka karakterizuar me rritje të numrit të aksidenteve, duke krahasuar vitin 2019 me 2021 ku numri i rasteve me fatalitet shënon rritje me 9 raste më shumë. Nga periudha janar maj 2021 kanë humbur jetën 42 persona” ka thënë ai, raporton EO.
Ndërsa profesori Ahmet Shala tha se krahasuar me shtetet e Kosova gjatë vitit 2020 qëndron më mirë, por që në vitin 2021 është rritur në masë të madhe numri i aksidenteve.
“Faktor i aksidenteve në rend të parë është shoferi dhe pastaj edhe faktorë të tjerë siç është rruga e makina sidomos gjatë këtij viti 2021″, tha Shala.
Sipas profesorit Muhamed Krasniqi siguria rrugore mbetet shqetësim në dhe se në këtë drejtim vërehet edhe mungesa e interesimit institucionale për këtë çështje.
“Që nga paraqitja e pandemisë kanë vdekur mbi 3.8 milionë njerëz në botë, andaj siguria rrugore ka shumë rëndësi. Edhe te ne sidomos këto ditë janë rritur aksidentet dhe ende nuk bëhet një analizë e thukët shkencore mbi bazën e sigurisë rrugore në vend dhe vazhdon mungesa institucionale në këtë drejtim”, tha Krasniqi.