Kronikë

30 ditë paraburgim ndaj një personi për posedim të substancave narkotike

Gjykata Themelore në Gjilan ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj të pandehurit B.K.

Gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë atij i ishin gjetur katër qese me substancë narkotike marihuanë me peshë 5.62 kilogramë, një telefon celular Iphone 6S, bankënota në vlerë 70 euro. Po ashtu gjatë bastisjes ishte gjetur edhe një peshore digjitale.

“Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që i njëjti është një recidivist i veprave penale”, thuhet nga Gjykata Themelore e Gjilanit.