Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim të dyshuarit në Ferizaj që rrahu nënën

Foto: Koha / ilustrim
 

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit I.T. për shkak të dyshimit të bazuar se ka rrahur nënën e tij.

Sipas njoftimit ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 14.06.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj me dashje me qëllim të shkaktimit të lëndimit të lehtë trupor, si pasojë e mosmarrëveshjes paraprake rreth një telefoni e ka goditur nënën e tij fillimisht me dy shuplaka në fytyrë ku si pasojë ajo është alivanosur.