Kronikë e zezë

Dy aksidente të ngjashme në Shtërpcë e Pejë, këmbësorët goditen nga veturat që ecin mbrapa

Foto: Ilustrim
 

Dy aksidente të ngjashme kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Shtërpcë e Pejë, me dy këmbësorë që kanë pësuar nga veturat të cilat po lëviznin mbrapa.

Fillimisht, në Shtërpcë është raportuar se një grua duke lëvizur mbrapa me veturë ka goditur këmbësoren të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Rasti në Polici është regjistruar në orën 11:25 të martën.