Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit E.Gj. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi”.
I pandehuri dyshohet se më 10.06.2021 në shtëpinë e tyre në një fshat në Kaçanik, me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj bashkëshortes së tij M.Xh.
“Në atë mënyrë që fillimisht kishte filluar ta ofendoj me fjalët të ndryshme më banale, pastaj duke e kapur për flokë dhe duke i thënë se nuk ke vend këtu, me ç'rast vajza e tyre A... kishte ardhur për ta marrë të dëmtuarën për ta dërguar në banesën e saj në Prishtinë për sigurinë e saj, e më pas i pandehuri me datën 12.06.2021, kishte shkuar në Prishtinë me qëllim që ta shqetësojë të dëmtuarën”, thuhet në njoftim.
Andaj, gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.