Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm sot, deri në orën 16:00, ka ndarë pesë gjoba trafiku për shoferët që kanë bërë shkelje në komunikacion, e të cilët janë incizuar nga qytetarë të ndryshëm.
Policia në një postim në Facebook ka inkuruajuar qytetarët e mediat të vazhdojnë të denoncojnë këto raste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo““Aksidentet në trafik ndër të tjera po shkaktohen si pasojë e vozitjes së rrezikshme dhe mos respektimit të sinjalizimit (shenjave) në rrugë, prandaj Policia e Kosovës mirëpret çdo bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për raportimin e kundërvajtjeve të ndryshme. Në këtë mënyrë të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për një siguri më të madhe nëpër rrugët e vendit dhe reduktimin e aksidenteve përfshirë edhe ato me fatalitet. Policia të gjitha rastet e pranuara do t’i shqyrtoj dhe verifikojë për të ndërmarr veprime ligjore pa dallim ndaj të gjithë atyre që bien në kundërshtim me ligjin në trafik”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës në Facebook.
Një prej gjobave, ditëve të fundit, Policia ka ndarë edhe pas një foto të publikuar nga KOHA.net.