Kronikë

Shitësi i patundshmërisë në Lipjan zhduket pasi merr paratë nga blerësi

Descriptive Text

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se pasi ka nënshkruar një kontratë shitblerjeje për patundshmëri me një person, ky i fundit është larguar në një drejtim të panjohur. Rasti ka ndodhur në Lipjan më 9 qershor të këtij viti, ku personi paraprakisht i kishte deponuar paratë në llogarinë e të dyshuarit.

Policia e ka cilësuar rastin si mashtrim.