Kronikë

Një burrë në Pejë raporton në Polici se babai e vëllai i bashkëshortes tentuan ta vrisnin më 2017

Në dhjetor të 2017-s në Pejë dy persona tentuan ta vrisnin një tjetër, ka raportuar ky i fundit në Polici tek këtë të premte.

Sipas deklaratës së tij, babai dhe vëllai i bashkëshortes së tij kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij sa ishte në veturë.

Ai ishte lënduar dhe kishte pësuar dëme materiale.

“Me 11.06.2021 viktima mashkull kosovar ka raportuar se në dhjetor 2017, pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit babai dhe vëllai i bashkëshortes së tij, të dyshuarit meshkuj kosovarë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij derisa ka qenë në veturë. Si pasojë, i nijeti kishte pësuar lëndime trupore dhe i ishte dëmtuar vetura (sipas deklaratës së tij). Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.