1 perditesime
08:46

Policia jep detaje për therjen e mbrëmshme me thikë në “Rrugën B”

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:51 ka ndodhur një therje me thikë në rrugën “Bahri Faliu” që është vazhdim i rrugës B.

KOHA ka raportuar të enjten në mesnatë për këtë rast, nga raportimi i qytetarëve të cilët edhe njoftuan për ndodhinë, ndërkohë sipas Policisë, pas një mosmarrëveshjeje, dy viktima meshkuj kosovarë, janë sulmuar me thikë nga disa persona të cilët gjenden në arrati.

Viktimat janë dërguar për trajtim në QKUK.

“Është raportuar se si pasojë e një mosmarrëveshje dy viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar me thikë nga disa persona të dyshuar të cilët gjenden në arrati. Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

00:02

Sërish rrahje te “Rruga B”, dyshohet për therje me thikë

Edhe një herë “Rruga B” në Prishtinë ka qenë arenë e rrahjeve dhe therjeve. Të premten, banorë të kësaj lagje kanë thënë për KOHËN se kanë qenë dëshmitarë të një therjeje tjetër me thikë.

Të alarmuar nga rrahjet e sulmet që po bëhen vazhdimisht në këtë rrugë, banorët kanë thënë se po planifikojnë që të nisin edhe një peticion për të kërkuar ndihmën e shtetit për të marrë masa sigurie.

Edhe pse në vendin e ngjarjes janë parë forca policore, KOHA nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga Policia për rastin në fjalë, deri në kohën e publikimit të lajmit.

 
Sërish rrahje te “Rruga B”, dyshohet për therje me thikë

Sërish rrahje te “Rruga B”, dyshohet për therje me thikë 👉 https://bit.ly/3czVCEb

Posted by Koha.net on Friday, June 11, 2021