Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka arritur të parandalojë futjen e një sasie të dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë të cilën një i burgosur e kishte fshehur brenda gojës.
Sipas njoftimit, zyrtarët korrektues e kanë parandaluar futjen e kontrabandës duke e gjetur sasinë e dyshuar gjatë pranimit të të burgosurit.
Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat tjera, ka njoftuar SHKK-ja.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Parandalohet futja e lëndëve narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
-
U tentua të futeshin narkotikë në Dubravë përmes furgonit të kuzhinës, nis hetim i brendshëm
-
Parandalohet futja e narkotikëve dhe e një telefoni në Qendrën e Paraburgimit në Prizren
-
Vetura e kontraktuar për servisim tentoi të fuste drogë në burgun e Dubravës
-
Kapet lëndë narkotike në Burgun e Dubravës