Kronikë e zezë

Përleshje në Postën e Kosovës, Policia interviston disa persona

Foto: Ilustrim
 

Disa persona dyshohet se janë përleshur mes vete në ndërtesën e Postës së Kosovës në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në orën 12:00, derisa Policia i ka thënë KOHËS se janë duke u intervistuar palët e përfshira.

“Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, thuhet në njoftimin policor.